mbyll

Si planifikojmë

Deri tani njerëzit blinin një vendbanim, që përbënte disa mure e që në thelb ta jepnin ndjenjën që ato duken si kutia kartoni. Duke parë këtë, ne e kuptuam që është koha e ndryshimit dhe ne vendosëm që të ofrojmë jo vetëm një vendbanim, por do te ofrojmë në objekt që ka personalitet, një vendbanim që do të ofrojë ngrohtësi, rehati, komoditet, një banesë ku do të ndiheni “Si në Shtëpi” .

Duke përdorur një frymë të re krijuese, jo vetëm që revolucionarizuam pamjen e qytetit, por edhe përbrenda kësaj pamje artistike ne krijuam hapësira të mëdha intime për banorët që do të ofrojnë komoditet dhe siguri të paparë deri me tani. Njerëzit kanë nevoja dhe kërkesa të ndryshme, sidomos kur vjen koha për organizimin e hapësirës se ku ata jetojnë. Funksionaliteti gjithmonë është prioritet për një jetë sa më komode, sepse shumica e jetës kalon në shtëpi. Planifikimi jonë i hapësirave të brendshme siguron shfrytëzimin maksimal të çdo metri katror, që gjithmonë ka hapësirë për të ju përshtatur të gjitha kërkesave tuaja specifike.

Koha është pasuria më e madhe, koha është një monedhë e suksesit. Ata që janë të suksesshëm mund të përballojnë luksin e kohës dhe të shpenzojnë atë në gjërat më të vogla dhe të bukura të jetës. KOMPLEKSI LAKRISHTE, i vendosur në zemër të qytetit, ju dhuron kohën më të shtrenjtë për ju. Duke qenë në qendër të çdo gjëje, makina juaj mund të pushojë në parking deri në vikend, ndërsa ju ta keni lirinë dhe kohën për të lëvizur lehtë kurdo dhe kudo.