Me materiale ndërtimi si, beton, dru, e xham ndërtohen shtëpitë dhe pallatet. Me këto materiale fillon ndërtimi. Ndërsa, aplikimi i mirëfilltë dhe me zgjuarsi i këtyre komponentëve shihet në punë. Por, papritmas zemra e njeriut preket kur diçka e bukur lind.
Njerëzit janë të lumtur dhe thonë: “Kjo është e bukur”, “dua të jem më afër saj”, “dua ta prek”, “dua të jetoj në të”. Kjo pra është arkitektura, atëherë kur arti bëhet pjesë e krijimit të ëndrrave.
Prishtina është një qytet 24-orësh, që lëviz me vitalitet shtatë ditë të javës. Jeta e shpejtë e qytetit, shpeshherë na lë të varur nga distanca dhe koha për të lëvizur dhe për të kryer punët e përditshme.
KOMPLEKSI LAKRISHTE, duke qenë në qendër të qendrës së qytetit, është fokusi i një brezi të ri të cilësisë së një jetese urbane ku brenga juaj e largësisë do të jetë brenga juaj më e vogël.
KOMPLEKSI LAKRISHTE duke kombinuar në një objekt: apartamente rezidenciale, hapësira afarizmi, qendër medicinale, çerdhe për fëmijë dhe parkingje të planifikuara për të gjitha këto hapësira, lehtëson jetën e përditshme në maksimum. Hapësirat afariste janë të ndara si nga pamja arkitekturale e jashtme ashtu edhe brenda me recepsion dhe me staf përkatës. Lëvizja në hapësirat e brendshme të saj është shumë funksionale me dy lifte dhe shkallë të gjëra, me një enterier modern duke lënë dhe hapësirë për organizimin sa më funksional të pjesës së zyrave.
KOMPLEKSI LAKRISHTE, me 20 kate, qëndron si një hyjneshë madhështore në fronin e Prishtinës ku nga xhamat e mëdhenj dhe të lartë shihet natën një pamje mahnitëse dritash që i shfaq Prishtina gjatë natës. Po ashtu, edhe vetë pamja e objektit nga jashtë gjatë natës duke i reektuar dhe mbërthyer ngjyrat e dritat e gjalla të Prishtinës, do ofrojë reektimin më të bukur të saj.
Shtëpi e ëmbla shtëpi
Njerëzit kanë nevoja dhe kërkesa të ndryshme, sidomos kur vjen koha për organizimin e hapësirës se ku ata jetojnë.
Funksionaliteti gjithmonë është prioritet për një jetë sa më komode, sepse pjesa më e madhe e jetës kalon në shtëpi.
Rrezet e ndritshme të diellit do shpërndahen kudo nëpërmjet dritareve të gjata gjermane me profile PVC dhe xhama të dyfishtë me izolim termik. Sistemi SMART / i Zgjuar i menaxhimit të shumë pjesëve kyçe të apartamentit do jetën më të lehtë. Ju do te keni mundësi që roletat tuaja ti mbyllini dhe ti hapni me telekomandë nga shtrati he o të ju bëjë i juaj. komode, sepse shumica e jetës kalon në shtëpi. Planifikimi jonë i hapësirave të brendshme siguron shfrytëzimin maksimal të çdo metri katror, që gjithmonë ka hapësirë për të ju përshtatur të gjitha kërkesave tuaja specifike.
Duplekset (apartamentet me dy kat) do jenë një formë e veçantë e organizimit të hapësirës. Ato qartë caktojnë kufijtë mes dhomave të ditës dhe dhomave të gjumit. Po ashtu dupleksi jep edhe mundësi shumë të mirë për një dizejnim të veçantë të enterierit, pasi që përbrenda ka edhe shkallët e brendshme që i japin apartamentit tuaj një imazh metropolitan.
Duke pas parasysh që secili ka nevoja dhe kërkesa të veçanta, ne jemi kujdesuar që si pjesë e blerjes së apartamentit tuaj do të jenë edhe shërbimet e arkitektëve tanë profesionistë, që do të punojnë me ju në mënyrë që kërkesat tuaja për organizim të brendshëm të shtëpisë suaj të plotësohen me përpikëri.