mbyll

Koncepti

Me materiale ndërtimi si, beton, dru, e xham ndërtohen shtëpitë dhe pallatet. Me këto materiale fillon ndërtimi. Ndërsa, aplikimi i mirëfilltë dhe me zgjuarsi i këtyre komponentëve shihet në punë. Por, papritmas zemra e njeriut preket kur diçka e bukur lind.

Njerëzit janë të lumtur dhe thonë: “Kjo është e bukur”, “dua të jem më afër saj”, “dua ta prek”, “dua të jetoj në të”. Kjo pra është arkitektura, atëherë kur arti bëhet pjesë e krijimit të ëndrrave.

Prishtina është një qytet 24-orësh, që lëviz me vitalitet shtatë ditë të javës. Jeta e shpejtë e qytetit, shpeshherë na lë të varur nga distanca dhe koha për të lëvizur dhe për të kryer punët e përditshme.

KOMPLEKSI LAKRISHTE, duke qenë në qendër të qendrës së qytetit, është fokusi i një brezi të ri të cilësisë së një jetese urbane ku brenga juaj e largësisë do të jetë brenga juaj më e vogël.

KOMPLEKSI LAKRISHTE duke kombinuar në një objekt: apartamente rezidenciale, hapësira afarizmi, qendër medicinale, çerdhe për fëmijë dhe parkingje të planifikuara për të gjitha këto hapësira, lehtëson jetën e përditshme në maksimum. Hapësirat afariste janë të ndara si nga pamja arkitekturale e jashtme ashtu edhe brenda me recepsion dhe me staf përkatës. Lëvizja në hapësirat e brendshme të saj është shumë funksionale me dy lifte dhe shkallë të gjëra, me një enterier modern duke lënë dhe hapësirë për organizimin sa më funksional të pjesës së zyrave.

KOMPLEKSI LAKRISHTE, me 20 kate, qëndron si një hyjneshë madhështore në fronin e Prishtinës ku nga xhamat e mëdhenj dhe të lartë shihet natën një pamje mahnitëse dritash që i shfaq Prishtina gjatë natës. Po ashtu, edhe vetë pamja e objektit nga jashtë gjatë natës duke i reektuar dhe mbërthyer ngjyrat e dritat e gjalla të Prishtinës, do ofrojë reektimin më të bukur të saj.

Shtëpi e ëmbla shtëpi

Njerëzit kanë nevoja dhe kërkesa të ndryshme, sidomos kur vjen koha për organizimin e hapësirës se ku ata jetojnë.

Funksionaliteti gjithmonë është prioritet për një jetë sa më komode, sepse pjesa më e madhe e jetës kalon në shtëpi.

Rrezet e ndritshme të diellit do shpërndahen kudo nëpërmjet dritareve të gjata gjermane me profile PVC dhe xhama të dyfishtë me izolim termik. Sistemi SMART / i Zgjuar i menaxhimit të shumë pjesëve kyçe të apartamentit do jetën më të lehtë. Ju do te keni mundësi që roletat tuaja ti mbyllini dhe ti hapni me telekomandë nga shtrati he o të ju bëjë i juaj. komode, sepse shumica e jetës kalon në shtëpi. Planifikimi jonë i hapësirave të brendshme siguron shfrytëzimin maksimal të çdo metri katror, që gjithmonë ka hapësirë për të ju përshtatur të gjitha kërkesave tuaja specifike.

Duplekset (apartamentet me dy kat) do jenë një formë e veçantë e organizimit të hapësirës. Ato qartë caktojnë kufijtë mes dhomave të ditës dhe dhomave të gjumit. Po ashtu dupleksi jep edhe mundësi shumë të mirë për një dizejnim të veçantë të enterierit, pasi që përbrenda ka edhe shkallët e brendshme që i japin apartamentit tuaj një imazh metropolitan.

Duke pas parasysh që secili ka nevoja dhe kërkesa të veçanta, ne jemi kujdesuar që si pjesë e blerjes së apartamentit tuaj do të jenë edhe shërbimet e arkitektëve tanë profesionistë, që do të punojnë me ju në mënyrë që kërkesat tuaja për organizim të brendshëm të shtëpisë suaj të plotësohen me përpikëri.

Arkitektura

FotoÇdokush i njeh çudirat arkitektonike më të njohura në botë të cilat tanimë njihen edhe si pikë referimi të atij vendi siç janë, Kulla Eiffel në Paris, Koloseumi i Romës, Shtëpia e Operës në Sydney, e Kremlinit në Rusi etj. Secila prej këtyre ikonave kulturore janë simbole me kuptime të ndryshme. Ato mund të përfaqësojnë një popull, një epokë historike, një zonë, një besim , një kulturë, një qytet etj. Sot, si pikë referimi i kryeqytetit të shtetit më të ri në Evropë, lind KOMPLEKSI LAKRISHTE, e cila me arkitekturën e saj do të ndryshojë identitetin e Prishtinës përgjithmonë.

Arkitektura e jashtme nuk duhet të flasë shumë. Ajo duhet të qëndrojë e heshtur, për të lërë natyrën që të bëjë lojën e saj duke folur me dritat natyrale të diellit dhe zërat e erës. Kombinimi i materialeve të krijuara nga dora e njeriut me ato të natyrës, gjithmonë japin rezultate të tilla mahnitëse.

Betoni natyral qëndron i qetë dhe i pastër për syrin e njeriut. Mund të thuash që është një mantel i pakumufluar i objektit, i thjeshtë dhe natyral për mjedisin dhe njerëzit. Kombinimi mes thyerjeve simetrike së bashku me xhamat, amplifikon perceptimin e hapësirës duke pasqyruar ndërtesat përreth, qiellin dhe dritën. Me këtë efekt optik ne krijuam panoramën më të bukur të qytetit.

Hapësira Afariste

Afarizmi si pjesë e një objekti rezidencial ua lejon mundësinë për të jetuar aty ku ata edhe punojnë.

Kjo ua mundëson që gjithë nevojat e përditshme të kryhen duke mos pasur nevojë të përdorni makinën apo transportin publik. Në mungesë të hapësirave të mjaftueshme afariste në qendër të kryeqytetit, KOPLEKSI LAKRISHTE, përmban rreth 7000 m2 hapësirë afariste. Me hyrje dhe recepsion të veçantë dhe korridore të gjëra, përbëja e saj modulare ua mundëson menaxherëve të pronës për të ndryshuar strukturën e saj sipas nevojave të ndryshme afariste. Objekti gjithashtu përmban në vete edhe parkingje të mjaftueshme për banorë dhe vizitorë.

Fitnes Qendra

  • Informacioni,
  • Salla me paisje (vegla),
  • Garderoba për femra dhe meshkuj
  • Tualete për femra dhe meshkuj,
  • Dush kabina për femra dhe meshkuj.
  • Kafeteri

Spa Qendra

  • Pulti hyrës,
  • Hapësira për pritje,
  • Sauna
  • Steam room
  • Tualete
  • Dush kabina
  • Massage room
  • Beauty Point
  • Garderoba

Supermarket

Kompleksi LAKRISHTE, për komoditetin e banorëve të vet, në vete ka të projektuar edhe një SUPERMARKET me hapësirë prej 1549 m2, me që rast banorët do të mund të përfitojnë nga afërsia dhe qasja në supermarket prej banesës me anë të ashensorit. Tani, nuk do keni nevojë të mendoni që për furnizimet tuaja javore me ushqim të ndizni veturën tuaj, të mendoni për parkingun, bartjen e furnizimeve e shumë çështje tjera që ju ballafaqoheni kur keni nevojë për tu furnizuar me ushqime.

Supermarketi në Shtëpi.

Kopsht për Fëmijë

Sa e sa herë e keni menduar çështjen e kujdesit ditor për fëmijët tuaj deri sa ju jeni me obligimet tuaja ditore?! Ku do e dërgoni fëmijën tuaj? Sa larg është kopshti? Si do të jetë trafiku deri atje? Mos do vonoheni për punë? E shumë çështje tjera. Në Kompleksin Lakrishte ju këto probleme do i keni eliminuar. Ju thjesht duhet ti merrni fëmijët tuaj së bashku me ashensor deri në katin e 5 ku do ju pret Kopshti për Fëmijë i projektuar në Kompleksin Lakrishte në një hapësirë prej 350 m2. Në fakt ata nuk do dalin nga shtëpia e tyre, por vetëm se do jenë në një hapësirë tjetër në të njëjtin objekt ku ju e keni banesën dhe nën shoqërim të fëmijëve tjerë dhe kujdestarëve përgjegjës. Fëmija juaj nuk do përjetojë stresin e zgjimit të hershëm me nguti dhe ju do e keni shumë më lehtë!

Parking Nëntokësor

Në listën e gjërave tuaja të vlefshme është edhe vetura juaj, që ju sigurisht dëshironi ta keni të sigurt në çdo moment. Arting sh.p.k. ka menduar për këtë qështje duke siguruar për cdo familje nga një parking për veturën e tyre si dhe parkingje ekstra për shfrytëzim nga banorët dhe mysafirët. Hapësira e dedikuar për parking nëntokësor është e vendosur në katin -2 të kompleksit banesor me sipërfaqe 1786.37 m2 dhe në katin -3 me sipërfaqe 1478.77 m2, gjithashtu ka 20 parkingje të jashtme.

 

 

Ngrohja

“Në Kompleksin Lakrishte banorët nuk do ta kenë brengën e ngrohjes pasi që ARTING Sh.p.k në kuadër të shërbimeve të saja do të ofrojë edhe nxehjen qendrore të pavarur nga sistemi i qytetit.

 

 

 

Lavendari (Pastrim Kimik)

Jeta aktive në qytet na bën që të kemi shumë pak kohë. Për të ju kursyer kohën Kompleksi Lakrishte përmban edhe Lavanderinë (Pastrimin Kimik) prej 100 m2 ku ju do të mund ta shfrytëzoni për të pastruar rrobat e familjes suaj.

 

 

 

Mirëmbajtja

Arting Sh.p.k garanton mirëmbajtjen e objektit duke filluar nga pastrimi dhe ndriçimi i hapësirave publike, sigurimi 24 orë, mirëmbajtja e ashensorëve, furnizim me ujë 24 orë, gjeneratori me kapacitet për furnizim me rrymë për ashensorët dhe ndriçimin publik i objektit.

Fazat e Ndërtimit

Disa pamje gjate punimeve ne projektin Lakrishte. Binduni që te ne, në pocesin e ndërtimit në konsideratë merren vetëm standardet më të larta dhe më të sofistikuara të ndërtimit.

 

Ne ju garantojmë!

Katalogu

Kompania Arting e themeluar në vitin 2010, nga një grup i bizneseve Kosovare me renome dhe me përvojë shumëvjeçare.

Sot, Arting si një ndër kompanitë më të fuqishme në Kosovë mbërthen në vete një qasje shumëdimensionale dhe multi-disiplinore; e përkushtuar gjithmonë për të përmbushur nevojat e klientëve duke ofruar SIGURI, KUALITET dheINOVACION.

Ne synojmë që në projektet tona të arrijmë shkallën më të lartë të përsosmërisë teknike dhe në të njëjtën kohë duke iu përmbajtur standardeve më të larta të praktikave të biznesit. Ne besojmë që këto tipare na bëjnë të jemi të veçantë dhe si të tillë kemi joshur njerëzit më të talentuar për tu bërë pjesë e familjes sonë.

Video

T'len pa men

Video 2

T'len pa men

Lokacioni

Rr. Tirana Nr. 31, - Lakrishte,

10000, Pristina, Kosovo

Tel. +381 (0) 38 748 748, 748 448

info@art-ing.biz